Site icon Telegrafi

Sheqerinska dhe Reka konfirmojnë marrëdhëniet e mira Shqipëri-Maqedoni

Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kjo ministri, Sheqerinska ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në procesin e integrimit në aleancën veri-atlantike.

Nga ana tjetër, ambasadori Reka, konfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështetë Maqedoninë që sa më parë të anëtarësohet në NATO. Reka shtoi se siguria në rajon është e rëndësishme dhe se bashkëpunimi dypalësh dhe rajonal duhet të forcohet./Telegrafi/

Exit mobile version