Sheqerinska: Dëshirojmë të arrijmë marrvëshje me Greqinë deri në fund të muajt mars
“Konsiderojmë se është shumë herët që t’i publikojmë detajet, sepse kjo i zvogëlon mundesitë për zgjidhje të problemit. Duhet të punojmë me durim dhe shpresojmë se kjo do të sjell rezultat, tha Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në intervistën për “Studio e mbrëmjes” në televizionin Telma, duke shtuar se zgjidhja e problemit nuk është në fazën përfundimtare.
Ajo theksoi se debati bëhet rreth emrit, ndërsa argumentet janë në anën tonë rreth gjuhës, sepse siç thotë ajo, nuk egziston gjuha e vjetër maqedonase, në të cilën greket pretendojnë se kanë të drejt.
Sheqerinska porositi se Maqedonia rreth kësaj pyetje duhet të ketë kompromis më të gjërë, dhe shtoi se ndonjëhere opozita ka qëndrime konstruktive për bisedimet, e ndonjëherë në pah del “gruevizmi”./Telegrafi/