Site icon Telegrafi

Sheqerinska-Bütikofer: Zgjedhjet janë për zgjidhje konkrete për Maqedoninë

Nënkryetarja e LSDM-së Radmila Sheqerinska me eurodeputetin Reinhard Bütikofer nga partia europiane e të gjelbërve ka biseduar për temat aktuale në vend, zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë, theksojnë nga LSDM.

”Si politikan kemië tendenca të gjitha zgjedhjet t’i deklarojmë si kyçe por Maqedonia këtë rradhë me të vërtetë është vënë në situatë që të luftojë për kthimin e vlerave themelore demokratike”, ka thënë kështu Sheqerinska, përcjell Zhurnal.

Sipas saj, zgjedhjet e radhës do jenë për zgjidhje konkrete e jo për politikë të lartë.

Ne kemi zgjidhje konkrete për problemet më të nxehta të qytetarëve për papunësinë dhe pagesat e ulta, rrënimin e sistemit të shëndetësisë dhe arsimin, qeveria 10 viteve të fundit nuk ka bërë asnjë hap për anëtarësim drejt BE-së, ka shtuar më tej Sheqerinska./Telegrafi/

Exit mobile version