Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Bota e mbështet atë që po ndodh në shtetin tonë

“Bota e mbështet atë që po ndodh në shtetin tonë, na jep mbështetje dhe mundësi që të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir.

Në deklaratë për gazetarët, Sheqerinska përkujtoi se premtimet qeveritare plotësohen, ndërsa investimi në siguri mundësoi efekte të dyfishta ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vitin kaluar, kur Qeveria paralajmëroi agjendë ambicioze të NATO-s, shumë persona konsideruan se ky është vetëm optimizëm i rremë. U tregua se ajo që e paralajmërojmë dhe atë që e premtojmë e kemi porositur. Shteti ynë e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, për periudhë shumë të shkurtër i kemi përfunduar bisedimet inkuadruese dhe kemi marrë protokoll për inkuadrim, dhe presim në periudhë po kaq të shpejtë, të bëhemi anëtarë të plotfuqishëm të aleancës më të madhe ushtarako-politike”.

“Kjo menjëherë kishte efekte pozitive dhe mbi ekonominë. Në vitin 2018 investime e huaja të drejtpërdrejta ishin pothuajse katër herë më të larta sesa në vitin e kaluar. Ata kanë qenë dyfish më të larta nga viti më i mirë për investimet e huaja të drejtpërdrejta, gjegjësisht viti 2011. Kjo tregon se vendimi ynë, vendimi i shtetit tonë për investim në siguri ishte i justifikuar dhe kjo do të thotë më shumë shanse ekonomike, jetë më të mirë të qytetarëve”, tha ministrja Sheqerinska.

Në takimin me gazetarët në Manastir, ajo paralajmëroi se efektet ekonomike janë me shtrirje të gjerë./Telegrafi/

Exit mobile version