Site icon Telegrafi

Sheqerinska-Belliard: Maqedonia përsëri konsiderohet shembull i mirë në rajon

Vërehet përparim në reforma dhe Ballkani është përsëri në fokus të Bashkimit Evropian, ishte konkluza e takimit të sotëm të ministres për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska dhe delegacionit të BE-së, i kryesuar nga Jean-Christophe Belliard, drejtori politik i shërbimit për politikë të jashtme të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim morrën pjesë edhe Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe euro-ambasadori Samuel Zhbogar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, bashkë me Kuvendin dhe institucionet tjera është e fokusuar në reformat nga Programi 3-6-9. Ne fuqishëm besojmë se kthimi i vendit në rrugën drejt integrimeve në BE dhe NATO do të kontribuojë në stabilitetin e brendshëm dhe atë rajonal dhe për këto procese presim përkrahje nga BE”, tha Sheqerinska.

Drejtori politik, Belliard theksoi se mjedisi i ri pozitiv është i dallueshëm dhe se ka më shumë elemente të cilët do t’i ndihmojnë Ballkanit dhe një prej tyre është kryesimi i Bullgarisë me BE-në. Ai tha se Maqedonia duhet të përqëndrohet në reforma dhe se ky shtet tani më përsëri shihet si shembull i mirë dhe kjo krijon mjedis të mirë në Komisionin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version