Site icon Telegrafi

Sheqerinska bëhet anëtare e Këshillit evropian për punë të jashtme

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pranoi ftesë për anëtarësim në Këshillin evropian për punë të jashtme – një nga organizatat këshilluese pan-evropiane më me ndikim me mision të nxitjes së politikës së jashtme koherente dhe efikase të bazuar në vlera evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ftesën e ka dërguar grupi i kryesisë tre anëtarëshe të Këshillit, të udhëheque nga Karl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe një ndër politikanët që luajti rol të rëndësishëm në qetësimin e gjendjes në Ballkan pas konflikteve të ish Jugosllavisë, si i dërguar special i KB-së.

“Qëllimi kryesor i karrierës sime gjithmonë ka qenë afrimi i idealeve evropiane drejt Maqedonisë, por edhe afrimi i Maqedonisë drejt Evropës”, thotë mes tjerash në letrën e pranimit të anëtarësisë, ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska./Telegrafi/

Exit mobile version