Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa sot në ‘Facebook’ uroi Ditën e Armatës.
“Me kënaqësinë më të madhe e festojmë ditëlindjen e 28-të të armatës. Nga ky vit kemi armatë i një vendi anëtar në NATO. Armatë që dha kontribut të madh në përmbushjen e këtij qëllimi. Armatë që më bëri krenare”, shkroi Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, sot me qitje artilerike nderi dhe me solemnitet në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup sot do të shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/