Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot pati fjalim në Manastir në tribunën “Shoqëri korrekte – mundësi për të gjithë”.
Duke potencuar se gjatë vitit të kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut ka kaluar në ndryshime serioze të brendshme, ministrja Sheqerinska tha se për dallim nga atëherë kur vendi përjetohej si problem, tani percepcioni i Maqedonisë së Veriut është vend i sigurt, që është pjesë e aleancës së madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.
“NATO s’është vetëm sukses strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por paraqet edhe hap të shpejtë për rritjen ekonomike të vendit, dhe kjo do të sjell përfitime, para se gjithash, për të rinjtë. Anëtarësimi në NATO, dhe kjo nuk është supozim, shikuar nga përvoja e vendeve tjera, i zmadhon investimet e huaja për tri herë, siguron kushte për rritjen e vendeve të punës, si dhe rritja e rrogave”, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Ajo foli edhe për për Ligjin për parandalimin e korrupsionit, si dhe për formimin e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që nuk t’i mbyll sytë kur do të ketë korrupsion./Telegrafi/