Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do ta zvogëlojë ndikimin rus

Integrimi në NATO do ta ulë ndikimin rus në vend, thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në një intervistë për “Blumberg” ajo theksoi se po bëhen hapa të fuqishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me qëllim që vendi të mbrohet nga përzierja ruse në punët e brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe para zgjedhjes së kabinetit të ri ishit dëshmitarë të “rrjedhave” të informacioneve për tentimin që Rusia të arrijë ndikim në fushat kyçe politike dhe në fushat e sigurisë. Jemi të shqetësuar nga ky fakt. Besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund t’u jep fund këtyre tentimeve”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se prioritet i Qeverisë së re do të jenë reformat e brendshme, të cilat sipas planit duhet të zbatohen në afat prej 9 muajve, në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës, por gjithashtu edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, e cila për shkak të kontestit me emrin e bllokon qanëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ajo njoftoi se Maqedonia do ta ndjek shembullin e Malit të Zi, e cila u bë anëtare e NATO-s para këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version