Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në ditën e parë të vizitës në SHBA, ministrja kishte takim në Departamentin Shtetëror dhe në Pentagon.
“Në Departamentin Shtetëror Sheqerinska u takua me deputetin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim u konkludua se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se administrata e re dëshiron që sa më shpejt të shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, Sheqerinska në Departamentin Shtetëror kishte takim me kreun e Byrosë për Çështje Politike dhe Mbrojtëse, Tomoti Alan Bejts, ndërsa në takim u riafirmua qëndrimi amerikan për rajon stabil dhe me prosperitet.
“Ministrja Sheqerinska theksoi se shteti ynë si anëtare e NATO-s e pranon përgjegjësinë që të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit dhe se merr pjesë në disa iniciativa rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/