Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska bashkë me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral Vasko Gjurçinovski vizituan regjimentin e operacioneve speciale.
Të gjithë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë u furnizuan me çizme të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria njoftoi se deri në prill të këtij viti pret që të arrijë edhe uniforma e re për të gjithë ushtarët e Maqedonisë, përkatësisht 14.000 uniforma, nga 2 për secilin. Sheqerinska në deklaratë për media paralajmëroi rreth 11 milion euro për modernizimin e forcave speciale të armatës.
“Ushtria është një nga argumentet tonë më të mëdha për anëtarësimin e merituar në NATO. Në dy vitet e fundit, me rritjen e mjeteve për ushtrinë, Qeveria tregoi se din ta çmojë ARM-në. Çizmet dhe uniformat ishin plagë kanceri. Duke plotësuar gjërat kryesore, tani mund të përqendrohemi në modernizimin e ARM-së”, tha ministrja Sheqerinska./Telegrafi/