Telegrafi

Sheqeri në pijet e gazuar dhe ushqimet pa vlerë, nxitë kancerin e gjoksit

Akademikët e shkencave në Shtete të Bashkuara, i kanë ushqyer minjtë laboratorik me dietë të zakonshme perëndimore, e cila përmban shumë sheqer.

Pas një kohë, është gjetur se minjtë vuajnë nga kanceri në gjoks, e për më keq, kjo po ju shpërndahet në organe tjera, kryesisht në mushkëri.

Minjve i është dhënë në hanë sakarozë, që është element përbërës i sheqerit për ushqim, që i shtohet pijeve të gazuara dhe lëngjeve të pemëve, po ashtu edhe ushqimeve të përpunuara nga mishi, pastat, keçapi, si dhe disa grisinive dhe çokollatës.

Në raportin e hulumtimit, thuhet se para se të ju jepet kjo dietë, asnjë nga minjtë, nuk ka pasur shenja kanceri, por se kjo iu është paraqitur më pas.

Përdorimi i përditshëm, i dozave të mëdha të sheqerit, është konsideruar i rrezikshëm edhe më parë, por tani kjo po konsiderohet si një gjë që duhet të parandalohet shpejtë. /Telegrafi/