Këto të dhëna bazohen në studimin dhjetëvjeçar të institutit suedez Karolinska, transmeton Telegrafi.
Gjatë këstij studimi janë analizuar shprehitë ushqyese të 60.000 femrave dhe është zbuluar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë për 33 për qind më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës.
Te femrat të cilat këto ëmbëlsira i kanë konsumuar më shumë se tri herë në javë, rreziku për sëmurje ka qenë 42 për qind
Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, ishin më të prira për ta fituar sëmundjen.
Sipas studiuesve, ko ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen.
Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, duke bërë që faza para-kancer të zgjatë 10-20 vjet, duke dhënë mundësi të mjaftueshme për t’u zbuluar në kohë.
Por pavarësisht kësaj, problem mbetet diagnostikimi në fazë të avancuar i sëmundjes, duke ulur shanset për trajtim. /Telegrafi/