Telegrafi

Sheqeri i bardhë heq shtresat e vdekura të lëkurës

Sipas dr. Patricia Wexler, dermatolog, pilingu është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëjmë për shëndetin dhe pamjen e bukur të lëkurës. Autorja dhe stilistja e quajtur Karmindi, zbulon se sheqeri i zakonshëm është një ndër mjetet më të mira natyrore për pilingun e lëkurës.

Dhe me të vërtetë, sheqeri në shtëpitë tona e kemi të gjithë, madje edhe të sëmurit me diabet, për shembull atyre ju nevojitet sheqeri kur ju vijnë miq. Thjeshtë në çdo kuzhinë duhet të ketë sheqer, i cili sipas deklaratave të ekspertëve, por edhe sipas këshillave të vjetra dhe të vërtetuara të gjysheve tona, nuk do të gaboni nëse e mbani edhe në dollapin e banjës.

Sheqeri i bardhë i zakonshëm është ideal për heqjen e shtresave të vdekura të lëkurës të të gjithë trupit. Kur të laheni, merrni një dorë sheqer dhe me ndihmë të dorezës për t’u larë, sfungjerit apo lufa, bëni masazh nëpër të gjithë trupin që të keni lëkurë të butë. /Telegrafi/