Telegrafi

Shënon rënie eksporti i mallrave në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Në muajin janar të vitit 2019, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut më shumë ka tregtuar me vendet si Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Kina dhe Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas listës së re Kina për herë të parë hynë në top pesë vendet partnere tregtare. Në pesë vendet e para tani më nuk është Serbia.

Të dhënat që publikohen nga Enti Shtetëror për Statistika, tregojnë se shuma e përgjithshme i eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar të viti 2019, arrin në 25.534.424 mijë denarë dhe ka shënuar rënie për 1.9 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuar, në janar të vitit 2019 arrin në 35.037.733 mijë denarë, që është për 1.4 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Deficiti tregtar në janar të vitit 2019 ka arritur në 9.503.308 denarë./Telegrafi/