Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Blaugranët humbën me rezultat 4-1 në Camp Nou dhe ndodhen përballë një misioni të pamundur dhe tashmë gjërat janë vështirësuar akoma më shumë.
Pas gjysmë ore lojë, parisienët kanë kaluar në avantazh me golin e Kylian Mbappe të realizuar nga pika e bardhë.
Barcelona duhet të shënojë së paku katër gola dhe të mos pranojë të tjerë, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Siç po qëndrojnë gjërat, PSG i ka shtuar gjasat për të vazhduar në çerekfinale. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369747942316404744