Site icon Telegrafi

Shënon Kosova, super Rashica gjen golin

Milot Rashica (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova ka kaluar në epërsi  1-0 ndaj Malit të Zi me golin e shënuar nga Milot Rashica.

Një aksion i bukur i nisur nga Besar Halimi që pason bukur me Arbër Zenelin, i cili gjuan, por goditja e tij bllokohet, nga mbrojtësit. Topi shkon te Vedat Muriqi i cili nuk arrin të gjuaj, e nga devijimi i mbrojtësit shkon te këmbët e Milot Rashicës që gjuan fuqishëm për 1-0.

Gol shumë i bukur i Kosovës që nga kalon në epërsi në kryeqytetin malazez. Topi shkoi ndërmjet këmbëve të lojtarit dhe portierit vendas Milan Mijatovic.

Festë e madhe e lojtarëve tanë që të bashkuar festuan.

Kosova e ka nisur shumë mirë këtë përballje. /Telegrafi/  

Exit mobile version