Derrek Heron në Mauvoisin Dam të Zvicrës ka shënuar kosh nga nga vendi më i lartë deri tani.
Ai ka qëndruar sipër një dige të lartë 180 metra, prej nga e ka hedhur topin, ndërsa poshtë ndodhej korniza me rreth, transmeton Telegrafi.
Pas tri përpjekjeve të dështuara, më në fund ekipi është gëzuar, sepse u arrit misioni që kishin shkuar në këtë luginë.
Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni momentin e hedhjes, si dhe arritjen e cakut.
“Nuk shihja asgjë, por kur i pashë shokët që nisën të kërcejnë, e dita që shënova” ka thënë Heron.
Me këtë rast, ai po përpiqet që të thyej rekordin botëror, që deri më tani e ka mbajtur një person, që kishte shënuar nga 162 metra. /Telegrafi/