Milot Rashica e ka gjetur golin e parë në fanellën e Norwich Cityt.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar ndaj Charltonit, sfidë e vlefshme për xhiron e 32-të në FA Cup.
Kosovari që kishte muaj që ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit, u rikthye në formën më të mirë duke shënuar pas një asistimi të Tiemoue Pukki.
Për Rashicën, ky është goli i parë në fanellën e Norwichit, derisa ka regjistruar edhe një asistim në Ligën Premier. /Telegrafi/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1480204728315392003