Telegrafi

Shënon, feston, i jep fitore Hamburgut, por sezoni përfundoi për Nicolai Muller (Foto/Video)

Asnjë lojtar nuk do dëshironte të fillonte sezonin si Nicolai Muller. Ajo që fillimisht u duke një kampionati i filluar mirë, për pak sekonda përfundoi në një makth.

Mesfushori me tipare sulmuesi shënoi golin e vetëm në fitoren e Hamburgut në Bundesliga ndaj Augsburgut.

Por, gjatë festimit të golit ai lëndoi ligamentet në gjurin e këmbës së djathtë.

Nga ekzaminimet e para thuhet se gjermani do të jetë jashtë fushës për shtatë muaj, pra sezoni 2017/18 mund edhe të ketë përfunduar për lojtarin.

Drejtoi sportiv i Hamburgut, Jens Todt, i ka shprehur lojtarit shërim të shpejt, duke thënë se është një goditje e rëndë për klubin në këtë fillim sezoni. /Telegrafi/

Në fotografi:

Shërim të shpejt