Asnjë lojtar nuk do dëshironte të fillonte sezonin si Nicolai Muller. Ajo që fillimisht u duke një kampionati i filluar mirë, për pak sekonda përfundoi në një makth.
Mesfushori me tipare sulmuesi shënoi golin e vetëm në fitoren e Hamburgut në Bundesliga ndaj Augsburgut.
Por, gjatë festimit të golit ai lëndoi ligamentet në gjurin e këmbës së djathtë.
https://www.youtube.com/watch?v=62aCg3n_iYI
Nga ekzaminimet e para thuhet se gjermani do të jetë jashtë fushës për shtatë muaj, pra sezoni 2017/18 mund edhe të ketë përfunduar për lojtarin.
Drejtoi sportiv i Hamburgut, Jens Todt, i ka shprehur lojtarit shërim të shpejt, duke thënë se është një goditje e rëndë për klubin në këtë fillim sezoni. /Telegrafi/
Në fotografi: