Pas Ermal Krasniqit, golin në ndeshjen ndaj Craiovas e ka gjetur edhe Albion Rrahmani.
Rapidi e nisi ndeshjen në sulm me treshen, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.
Vendasit ishin të parët që shënuan përmes Dragos Albu, por nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan shifrat me golin e Ermal Krasniqit për 1-1.
Por mysafirët shënuan dy herë shpejtë në fillimin e pjesës së dytë duke e dërguar rezultati në 3-1.
Albion Rrahmani hapi ndeshjen në minutën e 77-të, duke e kthyer në gol një penallti që e fitoi vetë për 3-2.
Kur kanë mbetur edhe dhjetë minuta lojë, Rapidi barazoi, me golin Onea 3-3.
Hasani dhe Krasniqi këtë afat kalimtar kaluan te Rapid, ndërsa Albion Rrahmani është në këtë klub që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/