Site icon Telegrafi

Shënon Ardian Limani, Drita në epërsi ndaj F91 Dudelange

Drita e ka nisur mjaftë mirë ndeshjen kthyese ndaj F91 Dudelange.

Kampionët e Kosovës janë duke dominuar në minutat e para të kësaj ndeshje.

E në minutën e 26-të, ka ardhur edhe goli i parë i shënuar pikërisht nga gjilanasit.

Ka qenë kapiteni i Dritës, Ardian Limani që ka shënuar golin e parë në këtë sfidë.

Asistues tek goli i Limanit ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Përparim Livoreka. /Telegrafi/

Limani gol on Vidnews.

Exit mobile version