Site icon Telegrafi

Shënojnë rritje denoncimet e punonjësve të administratës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje numri i punonjësve në administratë të cilët e denoncojnë presionin në vendin e punës, por për ta inkurajues mbetet fakti se pas denoncimit institucionet veprojnë shumë ngadalë.

Ekspertët në këtë lëmi konsiderojnë se me aplikimin e veglës nga ana e Ministrisë së Shoqërisë informative “denonco presionin në vendin e punës”, krijohet një mekanizëm i mirë për ndërgjegjësimin e punëtorëve në administratën e shtetit se nuk duhet të tolerojnë trysninë nga ana e strukturave udhëheqëse për realizmin e qëllimeve partiake.

“Po përmes këtij programi i cili mundëson që në formë elektronike të gjithë adminitratorët të cilët ndjejnë presion në vendin e punës të mund t’i denoncojnë ato, mendoj se do të rritet numri i denocimeve para organeve kompetente për këtë çështje”.

“Nga ana tjetër, mendoj se edhe impakti i kësaj vegle do të jetë më i madh edhe tek punëdhënësit të cilët duke e ditur se kanë një mekanizëm në duar për mbrojtje, punëtorët do të mendojnë dy herë nëse ia vlen të ushtrojnë presion”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Agron Rustemi, ligjërues në Fakultetin e Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Raportimi elektronik, në kuadër të dikasterit të shoqërisë informative është anonim, por një person i caktuar i cili denoncon një rast të caktuar, ka mundësi t’i shënojë edhe të dhënat e tij personale të cilat organet kompetente duhet t’i mbrojnë, sepse kjo e drejtë u garantohet qytetarëve përmes ligjit.

Por, Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se presioni ndaj administratës është më i theksuar gjatë fushatave zgjedhore, por kësaj radhe Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidës së caktimit të datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, andaj dhe strukturat udhëheqëse do të jenë më të kujdesshme, në të kundërtën nota negative do të paraqes plagë për përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli.

“Me rëndësi është fushata për inkurajimin e qytetarëve që t’i paraqesin rastet e këtilla atëherë edhe vetë sistemi do të ketë rezervë për të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimi të presionit ndaj punonjësve në administratë”, thotë Musliu./REL/

Exit mobile version