Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror.
Skuadra suharekase Ballkani sot (e diel) është ndeshur me skuadrën ukrainase Vorskla Poltava.
Kjo ndeshje ka përfunduar në të mirë të ‘portokallinjve’, që triumfuan me rezultatin 1-2.
Golat për skuadrën e Bledi Shkëmbit i realizuan Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha i cili shënoi nga penaltia.
Kujtojmë se kjo ishte miqësorja e tretë për ekipin suharekas që po qëndron në Antalya të Turqisë.
Më poshtë mund t’i shikoni golat e realizuar. /Telegrafi/