Në ndeshje kundër Regensburgut, Bunjaku shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, për të barazuar rezultatin në 1:1, ndërsa për mysafirët shënoi Haag në minutën e 14-të.
Më këtë pikë të fituar, Kaiserslauterni mban pozitën e tretë me 32 pikë, dy më pak se Braunschwieg në vendin e parë.
Në këtë xhiro ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani. Në fitoren 3:1 në udhëtim të FSV Frankfurtit kundër Bochumit, Kapllani ka shënuar në minutën e 54. /Telegrafi/