Një skenë interesante ka ndodhur në sfidën mes Minnesota Timberwolves dhe Los AngelesLakers, në dy sekondat e fundit të ndeshjes.
Vendasit kanë fituar me dy pikë epërsi në fund 108:106, në një ndeshje që ka mundur të shkoj në vazhdime nëse gjyqtarët nuk do të bënin një gabim.
LEBRON JAMES WITH A CLUTCH SHOT FOR THE LAKERS 😳pic.twitter.com/FRhizz8qnz
— ClutchPoints (@ClutchPoints) December 31, 2023
Në dy sekonda të mbetura, LeBron James goditi atë që dukej si një goditje prej tre pikësh, por gjyqtarët vendosën që ai shkeli vijën e tre pikëve.
Pasoi një rishikim i videos, por gjyqtarët qëndruan në vendimin fillestar ndërsa James u mërzit me këtë vendim të tyre.
LeBron James letting the refs know that his shot was a three👀pic.twitter.com/xgQPuG787c
— ClutchPoints (@ClutchPoints) December 31, 2023
“Ju mund të shihni boshllëkun midis pjesës së përparme të këmbës sime dhe vijës së tre pikëve… Edhe Stevie Wonder mund ta shohë atë. Gjyqtari tha se ishte përtej kontrollit të tyre. Çfarë kuptimi ka të rishikosh videon nëse edhe në rishikim e bën këtë gabim. Nuk është vendimi i duhur”, tha James pas ndeshjes.
Meqë ra fjala, James festoi ditëlindjen e tij të 39-të në këtë ndeshje edhe pse ishte i sëmurë dhe i dyshimtë për ndeshjen. Në fund shënoi 26 pikë dhe ishte më i miri në parket. /Telegrafi/
“Sooooooooooooooo!!!!! WTF. Helluva Happy Bday gift to me. 🤦🏾♂️”
Should this have been a 3 or a 2 by LeBron James late in the Lakers loss?
(via @KingJames/ IG) pic.twitter.com/xcs3G9sZiH
— ClutchPoints (@ClutchPoints) December 31, 2023