Site icon Telegrafi

Shënoi në sekondën e fundit të ndeshjes, portieri i Lazios me deklaratë interesante: Gjëja më e vështirë ishin shuplakat e shokëve

Lazio ka arritur ta shmangë humbjen nga Atletico Madrid në frymën e fundit të ndeshjes duke barazuar 1-1.

Ishte portieri italian Ivan Provedel që ka arritur të realizoj gol me kokë në kohën shtesë duke sjell një gëzim të papërshkrueshëm në shkallët e stadiumit ‘Olimpico’ në Romë.

Provedel realizoi një gol spektakolar me kokë pas asistimit nga Luis Alberto, derisa ai pas ndeshjes ka thënë se ka qenë një emocion i madh për të realizuar.

Lexo po ashtu Gol i portierit në sekondën e fundit, Provedel shpëton Lazion nga humbja

“Ky është një emocion shumë i madh dhe ende nuk po e kuptoj. Gjëja më e vështirë ishte t’i shmangesha shuplakave nga shokët në fund të ndeshjes”.

“Për fat Lusi Alberto e hodhi topin aty. Çfarë ndjen kur shënon? Rrëmujë. Unë e ndjej më shumë kur bëj një pritje, nuk jam mësuar. Do ta kuptoj çfarë kam bërë më vonë”.

Tutje portieri italian tha se i vije keq që goli erdhi në fund të ndeshjes, pasi kanë merituar më parë të shënonin.

“Tani jam i lumtur për pikën që kemi marrë dhe më vjen keq që goli erdhi vetëm në minutën e fundit, sepse e meritonim më parë”.

“Tani të mendojmë për kampionatin, ku kemi bërë shumë pak pikë”, ka deklaruar Provedel pas shënimit të golit. /Telegrafi/

Exit mobile version