Site icon Telegrafi

Shënoi katër gola për dhjetë minuta, futbollisti i Gjilanit pyet kush është Lewandowski (Foto)

Futbollisti i skuadrës së Gjilanit ka thyer një rekord në futbollin kosovar.

Betim Haxhimusa ka shënuar katër gola për dhjetë minuta në takimin kundër Drenicës.

Futbollisti pas fitores 4-1 ndaj skuadrës drenicase ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Facebook, transmeton Telegrafi.

“kush është Lewandowski?”, ka pyetur Haxhimusa.

Kujtojmë se Robert lewandowski i kishte shënuar katër gola sa ishte pjesë e Borussia Dortmundit ndaj Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version