Harvey Elliott ka lavdëruar portierin Alisson Becker pas fitores 1-0 të Liverpool ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Anglezi, i cili hyri si zëvendësues dhe shënoi vetëm 47 sekonda në paraqitjen e tij, foli shumë për rëndësinë e brazilianit për ekipin.
“Alisson është më i miri në botë. Ai e tregon këtë në çdo ndeshje, duke na shpëtuar në kaq shumë ndeshje”, deklaroi Elliott.
“Sonte ishte mundësia ime për ta shpërblyer. Pa të, nuk e di se ku do të ishim”.
“Shpresoj që ai të vazhdojë t’i mbajë topat jashtë rrjetës dhe ne mund të vazhdojmë të përfundojmë shanset”, potencoi Elliott pas ndeshjes.
Liverpooli e pret PSG-në në “Anfield Road” në javën e ardhshme për të përcaktuar se kush kalon në çerekfinale. /Telegrafi/