Site icon Telegrafi

I shënoi dy herë Juventusit në Ligën e Kampionëve, kampionët e Italisë marrëveshje me Aleksei Miranchuk?

Aleksei Miranchuk . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sport Mediaset shkruan se Juventusi tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje me Lokomotiva Moskën për yllin rus, Aleksei Miranchuk.

Sipas medieve, Juve e kanë bllokuar Miranchukun për një transferim në verë të vitit 2020, por pa zbuluar ndonjë shifër.

Mesfushori sulmues ka tërhequr vëmendjen në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar dy herë në të dyja ndeshjet e grupeve të Lokomotivës kundër Bianconerëve.

Aleksei Miranchuk . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Gazeta ruse Sport-Express mohon që ka një marrëveshje dhe palët kanë rënë dakord, ndërsa me marrëveshjen janë marr agjenti i lojtarit dhe ndërmjetësi Gabriele Giuffrida.

24-vjeçari, i cili mund të luajë në disa pozita ka shënuar pesë gola në 25 ndeshje për Rusinë. Ai ka kontratë me klubin nga Moskë deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version