Telegrafi

Shënoi dy gola ndaj Hungarisë, por Ronaldo humbi edhe një rast absolutisht të pabesueshëm nga vetëm pesë metra

Cristiano Ronaldo humbi një rast ideal për të shënuar gjatë pjesës së parë kundër Hungarisë në ndeshjen e parë të Portugalisë në grupin F të Euro 2020 të martën mbrëma.

Kapitenit dhe golashënuesit rekord të të gjitha kohërave të Portugalisë iu dha një mundësi e artë pak para fundit të pjesës së parë kur Bruno Fernandes dha një asistim brilant.

Ronaldo ishte vetëm pesë metra larg portës dhe të gjithë pritnin që ai të shënonte dhe të zhbllokonte ndeshjen.

Megjithatë, goditja e tij la shumë për të dëshiruar dhe ishte katastrofike duke shkuar shumë larg mbi traversën e portierit Peter Guilasci.

Ky ishte një shans i madh për sulmuesin 36-vjeçar, i cili edhe vet kapi kokën me duar në mosbesim për mungesën e tij.

Lexo po ashtu Disa rekorde fantastike të CR7 në Kampionatet Evropiane

Por, Ronaldo arriti në fundin e ndeshjes ta harrojë këtë rast të humbur, pasi shënojë dy gola, njërin nga penalltia dhe tjetrin nga loja e hapur për fitoren 3-0 të Portugalisë.

Me këto gola, Ronaldo e çoi në 106 numrin e shënimeve me Portugalinë nga 175 ndeshje të luajtura dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionate Evropiane. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >