Cristiano Ronaldo humbi një rast ideal për të shënuar gjatë pjesës së parë kundër Hungarisë në ndeshjen e parë të Portugalisë në grupin F të Euro 2020 të martën mbrëma.
Kapitenit dhe golashënuesit rekord të të gjitha kohërave të Portugalisë iu dha një mundësi e artë pak para fundit të pjesës së parë kur Bruno Fernandes dha një asistim brilant.
Ronaldo ishte vetëm pesë metra larg portës dhe të gjithë pritnin që ai të shënonte dhe të zhbllokonte ndeshjen.
How did Cristiano Ronaldo miss that? I just hope he bounces back in the 2nd half like he has always done it before. #EURO2020
Via : @F24HQ pic.twitter.com/WPkJMFPdY5
— Jogoo la Shamba Mjini (@JMariotz) June 15, 2021
Megjithatë, goditja e tij la shumë për të dëshiruar dhe ishte katastrofike duke shkuar shumë larg mbi traversën e portierit Peter Guilasci.
Ky ishte një shans i madh për sulmuesin 36-vjeçar, i cili edhe vet kapi kokën me duar në mosbesim për mungesën e tij.
Por, Ronaldo arriti në fundin e ndeshjes ta harrojë këtë rast të humbur, pasi shënojë dy gola, njërin nga penalltia dhe tjetrin nga loja e hapur për fitoren 3-0 të Portugalisë.
Me këto gola, Ronaldo e çoi në 106 numrin e shënimeve me Portugalinë nga 175 ndeshje të luajtura dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionate Evropiane. /Telegrafi/