Site icon Telegrafi

Shënoi 116 kosha për 60 sekonda

As që vihet në dyshim kënaqësia e japonezes e cila për një minutë shënoi 116 kosha në lojën e basketbollit në një qendër lojërash.

Shumë basketbollist karrigesh mbesin anonim përjetë, por jo edhe japonezja e re e cila u bë sensacion në internet falë një videoje, ku ajo shihet duke shënuar kosha nga një pozicion e ulur në karrige.

Me saktësinë e saj, gati të përkryer, tinejxherja japoneze mund të matet me basketbollistët profesionist nga NBA-ja. Pas shumë koshave të shënuar, ajo u zgjua qetë dhe me një buzëqeshje plot vetëbesim ia lëshoi lojën një lojtari tjetër, i cili me siguri se ka mbetur i dekurajuar me performancën e saj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version