Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp informoi se sot ka ndërruar jetë edhe një paciente me coronaviurs, njofton Telegrafi Maqedoni
“Sot kemi edhe një paciente që ka humbur jetën e cila për një kohë të gjatë ishte në respiracion. Pacientja 66-vjeçare ishte nga Dibra” deklaroi Filipçe.
Ministri po ashtu konfirmoi se sot janë regjistruar 29 raste të reja me coronaviurs, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 177 persona.
Në mesin e të infektuarve, siç theksoi Filipçe, janë edhe 5 mjekë nga Klinika e Dermatologjisë. Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali. Të pestë mjekët pozitiv me coronavirus janë vetizoluar në shtëpi. Ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë testimet me personat që ata kanë pasur kontakte.