Një mashkull 70-vjeçar është viktima e parë e një vale infektimesh si pasojë e gripit dhe infeksioneve të tjera virale që kanë përfshirë vendin.
Pacienti nga Gjirokastra ishte duke marrë trajtim në repartin e infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mësohet se viktima vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Instituti i Shëndetit Publik raporton 12 mijë të infektuar në një javë, një trend ky që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt
Epidemiologët thonë se në vend ka bashkëqarkullim të gripit dhe Covid-it, por viruset gripale të tipit A dhe B mbizotërojnë infektimet. Klinika e infektimeve gripale shoqërohet më një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
ISHP ka apeluar për vendosjen e maskave në urgjenca e spitale për të shmangur përhapjen e infektimeve. Të pavaksinuarit ende nga gripi janë këshilluar të marrin vaksinën në qendrat e tyre shëndetësore./RTSH