Është shënuar edhe viktima e dytë në Shqipëri nga Coronavirusi.
Viktima është një 66-vjeçar, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte komplikacione të rënda.
Pacienti i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në Shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.