Telegrafi

Shënohet viktima e 33-të nga COVID-19 në Shqipëri, 25 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Shqipëri ka shkuar në 33 numri i viktimave nga COVID-19. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana.

Ndërsa numri i rasteve të reja është 25. 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S. K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1,029. Prej tyre, rreth 78 për qind janë të shëruar”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. /Telegrafi/