Një person i moshës 64vjeç nga Kamenica ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.
“I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve. Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetëdijësoj të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë:
Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve.
Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijësojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore.
Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush.
Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes! /Telegrafi/