Telegrafi

Shënohet rënie e shitjeve të automjeteve elektrike me 55% në Gjermani – tregohen arsyet kryesore

Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Gjermania më parë ofronte stimuj tatimorë për qytetarët që blinin automjete elektrike.

Megjithatë, në dhjetor, qeveria e vendit vendosi papritmas t’i japë fund programit nxitës, dhe si pasojë shitjet e automjeteve elektrike kanë rënë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, krahasuar me dhjetorin 2023, shitjet e automjeteve të reja elektrike ranë me 54,9 për qind, ndërsa shitjet e hibridëve plug-in u ulën me 19,6 për qind në muajin e parë të 2024.

Nga ana tjetër, tregjet për automjetet me motorë me djegie të brendshme u rritën më shumë se 9 për qind — +9,1 për qind për gazin, +9,5 për qind për naftën.

Megjithëse fundi i papritur i stimujve tatimorë padyshim e bëri më të mprehtë rënien e shitjeve të automjeteve elektrike, nuk është arsyeja e vetme për rënien e shitjeve.

Kësaj mund t’i shtohen edhe një luftë çmimesh në Gjermani, ku kompani si VW, Tesla dhe BYD e Kinës kanë njoftuar të gjitha ulje të çmimeve në modelet elektrike.

Dhe me perspektivën për ekonominë gjermane ende të zymtë, analistët parashikojnë që uljet e çmimeve do të vazhdojnë në vitin 2024, gjë që mund të jetë e vështirë për kompanitë më të vogla të EV. /Telegrafi/