Një rënie e lehtë e numrit ditor të vdekjeve nga coronavirusi vazhdon në Turqi, me 92 njerëz të vdekur në 24 orët e kaluara, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Bilanci i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2.992, teksa 95 vdekje janë raportuar në të dielën dhe po aq edhe ditën e hënë.
Sot janë raportuar 2,392 raste të coronavirusit, një rritje e lehtë gjatë dy ditëve të kaluara, por numri është ende në përputhje me rënien e përgjithshme që Turqia ka regjistruar që nga mesi i prillit, kur arriti në 5,000 raste të raportuara brenda një dite.
Një total prej 114,653 u infektuan në Turqi, më i larti jashtë Evropës Perëndimore dhe SHBA.
Po ashtu, numri i personave të rikuperuar nga koronavirusi është rritur në 38.809. /kp/Telegrafi/