Site icon Telegrafi

Shënohet jubileu i mjekësisë bërthamore në Maqedoni

100 vjet nga lindja e akademikut Isak S. Taxher dhe 60 vjet nga fillimi i mjekësisë bërthamore në Maqedoni do të shënohen sot në një tubim solemn në ASHAM, e cila organizohet po nga ky institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tubimin do ta hap kryetari i Akademisë Taki Fiti, ndërsa fjalime përshëndetëse do të ketë rektori i Univeristetit të Shkupit dhe përfaqësues të Asociacionit evropian. Poashtu do të mbahet ligjëratë ‘Jeta dhe vepra e akademik Isak Taxher, themelues i mjekësisë bërthamore në Maqedoni’. /Telegrafi/

Exit mobile version