Site icon Telegrafi

Shënohet goli i vitit në Gjermani, Gnabry realizon nga gjysma e fushës (Video)

Hoffenheim ka arritur një fitore të madhe duke mposhtur RB Leipzig me rezultat të thellë 4-0.

Padyshim që futbollisti më i mirë në këtë takim ishte mesfushori ofensivë Serge Gnabry që shënoi dy gola.

Goli i dytë i reprezentuesit gjerman njëherit i treti në ndeshje po vlerësohet si më i miri i vitit 2017 në Gjermani.

Futbollisti i Bayernit, i huazuar në Hoffenheim ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës.

Gjermani kishte parë që portieri i Leipzig, Gulacsi kishte dalë nga porta dhe goditi nga rreth 45 metra duke shënuar për 3-0.

Festa e Gnabryt ishte e madhe në fushë, ndërsa në rrjetet sociale ai po vlerësohet si më i miri në Bundesliga.

Pas fitores ndaj Leipzig, Hoffenheim është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version