Site icon Telegrafi

Shënohet goli i parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Ekuadori ka kaluar në epërsi ndaj nikoqirit të Kampionatit Botëror, Katarit.

Mysafirët shënuan qysh në minutën e katërt të takimit përmes Enner Valencais, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, Ekuadori tani më në fund ka kaluar në epërsi, pasi përmes penalltisë, ata shënuan për 1-0.

Ishte kapiteni Valencia që shënoi nga pika e bardh në minutën e 16-të të takimit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8nzSqZ66OZo&ab_channel=Latina.pe


Exit mobile version