Telegrafi

Shënohet goli i parë në Bundesliga pas më shumë se dy muajsh, kush tjetër përveç Haaland

Erling Haaland ka shënuar golin e parë pas rikthimit të kampionatit gjerman, Bundesliga, pas pezullimit të futbollit për më shumë se muaj shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Bundesliga është kampionati i parë i madh evropian që është rikthyer së luajturi, me plot gjashtë ndeshje në orar për ditën e sotme (e shtunë).

Njëra nga ndeshjet më interesante padyshim së është derbi i Ruhrit në mes të Borussia Dortmundit dhe Schalkes.

Lexo po ashtu Coronavirusi ka lënë pasoja, festa “pa ndjenja” e golit të shënuar në Bundesliga 2

Është pikërisht kjo ndeshje e cila ka dhuruar golin e parë dhe emocionet e para pas rikthimit të futbollit pas më shumë se dy muajve.

Goli i parë pas rikthimit të Bundesligas dhe në këtë ndeshje erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua nga sulmuesi sensacionale norvegjez, Haaland, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Goli erdhi pas një aksioni perfekt, ku në fund u asistua nga Thorgan Hazard. /Telegrafi/