Telegrafi

Shënohet Dita Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil

Në Kosovë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil. Shënimi i kësaj dite në Kosovë synohet të jetë tradicional, duke u pasuruar edhe me ide të reja e kreativitet, si shenjë inkurajimi për nëpunësit civil në punën e madhe dhe me përgjegjësi, për të mirën e qytetarëve dhe shtetit tonë.

Ministria e Administratës Publike për këtë ditë ka organizuar takimin me temën: “Gjendja në shërbimin civil në Republikën e Kosovës- të arriturat dhe sfidat”. Kurse, Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e radhës të flas për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Mbikëqyrësit e punonjësve të shërbimit civil kanë shkelur ligjin, kur ua ndarë pagat e tepruar të ish punëtorëve pa asnjë vendim, punëtorëve të tjerë të këshillit duke tejkaluar buxhetin në kategorinë paga dhe mëditje. Kjo shkelje, është identifikuar nga anëtarët e komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor, financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për vitin 2014. Madje komisioni vendosi që ky raport të dorëzohet në seancë bashkë me vërejtjen e lartpërmendur. Përfaqësuesit e këshillit nuk ishin në gjendje të dëshmojnë se kanë vendim për këtë ndarje të mjeteve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, disa herë kanë deklaruar se kërkesë e tyre është që fillimisht të ketë nivelizim të pagave në Kosovë e më pas edhe rritje për 50 për qind për këtë kategori të punëtorëve.

Ata madje nuk patën përjashtuar edhe mundësinë e futjes në grevë të shërbyesve civil nëse kërkesat e tyre nuk do të merret parasysh.

Ndryshe, 23 Qershori-dita e shërbyesve civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit. OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive. /Telegrafi/