Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit më 5 dhjetor shënohet në gjithë botën.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Shteti i Kosovës ka rininë më të re në Evropë, ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.
Për nder të kësaj dite sot në Kosovë do të ketë aktivitete organizuar nga Ministria e Kulturës ku do të flasin ministri i Kulturës Kujtim Gashi, Brandao Co, nga Unicefi, shefi i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.
Ndërsa Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ndan çmimet për Vullnetarizëm dhe Aktivizim Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.