Site icon Telegrafi

Shënohet Dita ndërkombëtare e demokracisë – Vlerat demokratike të jenë përcaktimi i përbashkët (Video)

Mendime për demokracinë si formë sundimi dhe formë e rregullimit shtetëror hasen qysh në kohët antike, te mendimtarët e njohur Aristoteli, Sokrati dhe Platoni, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me rastin e 20 vjetorit të miratimit të Deklaratës universale për demokraci në Bashkimin ndërparlamentar dhe 10 vite nga shpallja e Ditës ndërkombëtare të demokracisë – 15 Shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në esencë, qysh në kohërat antike deri tani, demokracia dhe gjithë ajo që nënkupton nën këtë ka qenë lëndë e debateve teorike dhe përkufizimeve politike. Pasi që sot jemi këtu në numër më të madh njerëz nga politika, do të citoj një nga ato përkufizime politik – Demokracia është forma më e keqe e sundimit, veçse nuk ka më të mirë”, tha Xhaferi në fjalimin e tij.

Kryeministri Zoran Zaev në shënimin e ditës së Demokracisë tha se vlerat demokratike janë përcaktimi ynë i përbashkët dhe se të gjithë së bashku, Qeveria, Kuvendi, kryetari i shtetit, pushteti, opozita, institucionet, organizatat qytetare, ekspertë dhe individë duhet të qëndrojnë së bashku pas interesave qytetare.

“Qeveria sinqerisht dëshiron të bëhet kjo dhe bëjmë përpjekje të punojmë së bashku, secili të përfshihet, të jetë i hapur, të ketë mundvsi. Të respektohemi në mes veti pasi që secili është i rëndësishëm. Ashtu ndërtohet një shoqëri e përbashkët për të gjithë, që është edhe ardhmëria e Maqedonisë”, tha kryeministri./Telegrafi/

Exit mobile version