Komuna e Podujevës në bashkëpunim me USAID-in, sot do të shënoj Ditën e Mjedrës, ku fermerët llapjanë, kultivues të mjedrës do ekspozojnë produktet e tyre.
Aktiviteti do të fillojë në orën 10:00 në sheshin e qytetit dhe pritet të hapet nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e ku do të jenë të pranishëm edhe Louis Guzman – zëvendësdrejtor për Zhvillim Ekonomik në USAID, Mark Wood – drejtor i Programit Mundësitë e reja për Bujqësi (NOA) – USAID dhe Sami Uka -shoqata “Frutat e Llapit”.
Ndryshe, Komuna e Podujevës është qendër referente për kultivimin e mjedrës në Kosovë, me 34 hektarë të mbjella me këtë kulturë, që është mbi 30 për qind e sipërfaqes së tërësishme të mbjella me mjedër në Kosovë. /Telegrafi/