Site icon Telegrafi

Shënohet Dita e Minatorëve në “TEC Manastir” dhe “Osllomej”, zgjedhen minatorët më të mirë

Në minierën Suvodol të “TEC Manastir” sot u shënua 28 Gushti – Dita e Minatorëve të Maqedonisë. Në solemnitet, krahas ekipit menaxherial të “TEC Manastir” dhe të punësuarit në kombinat, morën pjesë edhe përfaqësues të KD të SHA ELEM Shkup, të kryesuar nga drejtori i prodhimit të energjisë elektrike Bllagojçe Trpovski.

Drejtori i minierave të “TEC Manastir” Zoran Bogdanovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e punës së minatorëve në rezultatet prodhuese përfundimtare të “TEC Manastir”, duke u përqëndruar në rezultatet e arritura në këtë njësi prodhimi në periudhën mes dy festave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kremtimin në minierën Suvodoll tradicionalisht u shpallën edhe minatorët më të mirë për sivjet si dhe fituesit e lojërave punëtore sportive, të cilat organizata sindikale i organizon në nder të Ditës së Minatorëve.

Dita e Minatorëve, siç qëndron në kumtesë nga SHA ELEM, ishte shënuar edhe në minierën “TEC Osllomej”./Telegrafi/

Exit mobile version